Shkup: 164 gjoba për shoferët, 29 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje (09 mars) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se në territorin e Shkupit janë lëshuar gjithsej 164 gjoba, prej të cilave 29 për tejkalim të shpejtësisë, 14 për drejtim të makinës pa dhe gjashtë për shoferë fillestarë.

“Gjashtë masa u vendosën për përdorimin e telefonit celular, katër sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë për kalim në dritë të kuqe të semaforit, gjashtë për mosdhënien e përparësisë për këmbësorët dhe 53 për automjetet e parkuara ilegalisht. Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim”, thonë nga MPB.

Ata apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement

The post Shkup: 164 gjoba për shoferët, 29 për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy