Shkup: 16-vjeçari shkel me makinë një kirurg

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 16-vjeçar mbrëmë, me makinën e tij e ka shkelur një mjek kirurg të njohur, para Qendrës Klinike në Shkup.

Siç informojnë nga policia, mbrëmë në orën 20:30 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin e bulevardit “Nënë Tereza” dhe rrugën “Elisie Popovski-Marko”, 16-vjeçari nga fshati Singeliq, me makinën e tij “BMW X6” e ka goditur kirurgun Gjorgji Jota nga Shkupi.

“Kirurgu ka marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin “Nënë Tereza”. Është kryer hetim në vendin ku ka ndodhur aksidenti”, thonë nga SPB Shkup./Telegrafi/

 

Advertisement

The post Shkup: 16-vjeçari shkel me makinë një kirurg appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy