Ata që kanë humbur punën e tyre në kulmin e krizës me corona, pavarësisht nga koha e kaluar në punësim, mund të vijnë deri tek mbështet që më lehtë për të kapërcyer periudhën e papunësisë, informoi zv. ministrja e Punës dhe Politikës Soaciale, Sanja Shkrijel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo u bëri thirrje këtyre personave që kanë nënshkruar dorëheqjen apo kanë dhënë deklaratë personale për përfundim të marrëdhënieve të punës, të aplikojnë teka Agjencia për Punësim deri më 26 qershor.

“Për tu dalë në mbështetje të gjithë atyre që kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës kemi miratuar Dekret e cila përfshin këto persona të cilët mund të marrin kompensim në të holla. Sipas Dekretit, të gjithë ato që kanë ngelur pa punë në periudhë nga 11 marsi deri më 30 prill, pa dallim nëse kanë nënshkruar dorëheqje, apo janë larguar nga puna nga punëdhënësi, do të mund që për dy muaj të marrin kompensim në para”, tha Shkrijel.

Aplikimi vetëm se ka filluar. Afati i aplikimi përfundon më 26 qershor. Deri më tani në Agjencinë për punësim kanë arritur mbi 2.300 kërkesa./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shkrijel: Të gjithë ato që kanë ngelur pa punë nga 11 mars deri më 30 prill, të aplikojnë për kompensim në Agjenci appeared first on Telegrafi.