Sanela Shkrielj, zv. ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, sot në një konferencë për shtyp tha se fëmijët me dy prindër të punësuar do të kenë përparësi gjatë regjistrimit, domethënë gjatë formimit të grupeve në çerdhe kur do të fillojnë të punojnë.
“Procedura e regjistrimit nuk është ndalur, po komunikohet me të gjitha çerdhet. Sipas ligjit, procedura e regjistrimit është në vazhdim e sipër, ndërsa protokollet janë ato që do të rregullojnë numrin e fëmijëve që mund të jenë në një grup. Nuk do të jetë e nevojshme të abonoheni për ri-regjistrim, dhe as nuk do të pezullohet procedura e regjistrimit. Protokollet përcaktojnë numrin e fëmijëve dhe nëse ka më shumë interes, gjatë përcaktimit do t’u jepet prioritet fëmijëve që kanë dy prindër të punësuar të cilët duhet patjetër të shkojnë në punë, por kjo nuk ka të bëjë me shlyerjen dhe ri-regjistrimin”, tha Shkrielj.
Ajo shtoi se aktualisht skriningu në çerdhet e fëmijëve është afër përfundimit, ndërsa vetë vendimi kur do të hapen çerdhet do të merret nga Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/
The post Shkrielj: Gjatë regjistrimit në çerdhe do të kenë përparësi fëmijët që kanë të punësuar të dy prindërit appeared first on Telegrafi.