Me tre rastet e sotme, ka shkuar në 500 numri i viktimave nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Ministria e Shëndetësisë në raportin e sotëm bëri të ditur se janë regjistruar edhe tre viktima, prej të cilëve një nga Manastiri (73), një nga Demir Hisari (73) dhe një nga Shkupi (44).
Sipas raporteve të MSH-së, rastet e vdekjeve më shumë janë të moshës së tretë, ndërsa tek të njëjtit në shumicën e rasteve ka pasur edhe sëmundje tjera.
Viktima e parë në Maqedoni nga coronavirusi u regjistrua më 22 mars, e cila ishte një paciente nga Kumanova.
Ndërsa numri më i lartë i vdekjeve nga kjo sëmundje është regjistruar më 2 korrik, kur u regjistruan 15 viktima./Telegrafi/
The post Shkon në 500 numri i vdekjeve nga COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.