
Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka shkarkuar nga detyra gjykatësen Tatjana Mihajllova, për shkak të punës joprofesionale dhe keqpërdorim të sistemit AKMIS.
Nga Këshilli Gjyqësor zyrtarisht nuk zbulojnë emrin e gjyqtares së shkarkuar, por siç shkruan “Fokus” pohojnë se procedura për shkarkimin e saj ka zgjatur rreth një vit e gjysmë.
Ndryshe Mijallkova ka kryer funksionin Ushtrues Detyre kryetar i Gjykatës Penale, pasi i skadoi mandati ish-kryetarit Vlladimir Pançevski.
Mihajllova ishte gjykatëse në rastin e PSP-së “Dhuna në Qendër”.
Ajo shpesh herë kishte përplasje të ashpër me prokurorët e PSP-së, ndërkohë që në një seancë ka gjobitur Katica Janevën dhe Fatime Fetain me nga 2000 euro për “mosrespektim të gjykatës”.
The post Shkarkohet gjykatësja Tatjana Mihajllova appeared first on Telegrafi.