Ministria e Shëndetësisë njofton se është shkarkuar drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Respiratore te Fëmijët “Kozle”, Karolina Simonovska. Në vend të saj është emëruar Katerina Boshkovska, e cila siç thonë nga ministria prej më shumë se njëzet vitesh është pjesë e ekipit të kësaj institucioni.

“Boshkovska është subspecialiste në pulmologjinë pediatrike. Në kuadër të veprimtarisë akademike, ajo është e përfshirë në aktivitetet e katedrës pranë UKIM-it dhe gjatë pesë viteve të fundit ka publikuar një numër të madh punimesh shkencore”.

“Ministria e Shëndetësisë falënderon për angazhimin e deritanishëm drejtoreshën e mëparshme, Karolina Simonovska”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

The post Shkarkohet drejtoresha e Spitalit të Fëmijëve “Kozle”, Karolina Simonovska appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";