Pas shkarkimit të prokurorit publik fshihet një tentim për instalim të një personi që i bindet partisë. Kështu akuzon LSDM pushtetin, për procedurën e shkarkimit të prokurorit Lupço Kocevskit. Sipas tyre, po ndodh proces i partizimit dhe ndërhyrjes politike në sistemin gjyqsor nga ana e pushtetit.

“Kjo do të thotë shtypje e demokracisë, shkelje e ndarjes kushtetuese të pushteteve dhe kthimi në epokat e errëta të gjyqtarëve, prokurorëve dhe proceseve të kontrolluara. Këto nuk janë reforma por partizim klasik. Mickoski po i hedh poshtë reformat në gjyqësor, po merr kontrollin e plotë dhe po i partizon institucionet që duhet të jenë të pavarura”, tha Aleksandar Aleksovski nga LSDM

Kurse OBRM-PDUKM akuzoi LSDM-së se po e mbron Lupço Kocevskin sepse nuk ka hapur procedurë për njerëzit e Zoran Zaevit.

“Nëse Lupço Kocevski do të punonte sipas ligjit, pasi u pranua faji nga ish anëtari i Këshillit Gjyqsor dhe gjykatës suprem Naqe Georgiev se ka ndikuar për denim më të ulët për Boro Marlboron, për çka ka përfituar, do të hapej hetim për gjykatësit dhe prokurorët e këtij rasti. Nëse Georgiev ka pranuar ryshfet dhe ka ndikuar, atëherë edhe gjykatësit e lëndës kanë vepruar me urdhër të Naqë Georgiev dhe jo sipas ligjit”, thonë nga OBRM-PDUKM

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një ditë më parë Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë që të dorëzoj propozim për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit dhe më pas ai propozim të dorëzohet tek Këshilli i Prokurorëve, nga ku është e nevojshme të krijohet një mendim.

The post Shkarkimi i Kocevskit, LSDM dhe OBRM-PDUKM akuzojnë njëra tjetrën appeared first on Telegrafi.