Gjatë ditës së djeshme, në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku ku si pasojë një e mitur ka humbur jetën ndërsa tre pasagjerë të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore që u dërguan për trajtim. Shoferi i veturës “Volkswagen Golf” i moshës 19-vjeçare që shkaktoi aksidentin, është privuar nga liria.

“Më 06.04.2025, rreth orës 17:20, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale mes fshatit Patishka Reka dhe fshatit Osinçan, në rajonin e Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga U.O. (19) nga fshati Studeniçan, dhe një veture “Mercedes” me targa të Shkupit, e drejtuar nga F.A. (29) nga Shkupi”.

“Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar një pasagjere e mitur nga vetura “Mercedes”, e cila është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum Ohër”, ku ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi”.

“Lëndime trupore kanë pësuar edhe shoferi F.A., pasagjerja R.A. (24), dhe një pasagjere tjetër e mitur, të dyja nga Shkupi, lëndimet e të cilave janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohër”, si dhe shoferi U.O., i cili është trajtuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza””.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Është kryer ekspertizë nga prokurori publik dhe një ekip hetimor nga SPB Shkup, ndërsa U.O. është privuar nga liria sipas nenit 300 paragrafi 2, në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës”, thuhet në raportin e policisë.

The post Shkaktoi aksident ku humbi jetën një i mitur, ndalohet nga policia shoferi 19-vjeçar appeared first on Telegrafi.