Shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë rajonin e Tetovës gjatë ditëve që lam pas ka bërë që lumi Shkumbin, ai në Reçicë dhe Poroj të dalin nga shtrati i tyre dhe për pasojë të vërshojnë tokat në rajonin e Pollogut. Pamjet tregojnë se në fshatin Falishtë tokat e bujqve janë mbushur me ujë.

Mijëra hektarë tokë janë vërshuar këtu në fshatin Falishtë të Komunës së Tetovës, bujqit nuk duan të flasin para kamerave por thonë se toka e tyre është dëmtuar nga mospastrimi i Lumit Shkumbin dhe hedhja e mbeturina nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Nga Komuna e Tetovës thonë se kanë dalë në terren dhe janë duke punuar për qetësimin e situatës.

“Nga orët e para të mëngjesit ekipet e ndërmarrjes komunale dhe zjarrëfikësit e Tetovës janë duke i sanuar dëmet që janë bërë në terren dhe janë duke larguar ujin nga këto terrene”, tha Snexhana Novakovska – zëdhënëse e Komunës sëTetovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por pamjet dhe pronarët e tokave thonë të kundërtën. Në afërsi të fshatit Falishtë pronari i një toke thotë se deri më tani askush nuk ka qenë të shohë gjendjen ndërsa pamjet flasin se tokat akoma janë duke u vërshuar nga uji.

“Ka hyrë në fushë e ka mbushur gjithë fushën me ujë dhe rërë. Është toka ime e kam dhënë me qira, jo nuk ka qenë askush, isha atje tani”.

Rritje të nivelit të ujit ka edhe në Lumin Varadr që kalon në fshatin Jegunovc , ndërsa nëse vazhdojnë reshjet e shiut në këtë komunë mund edhe të dalë situata nga kontrolli. Nëse vazhdojnë të reshurat e shiut edhe gjatë ditëve në vazhdim, rrezikohen edhe vendbanime të tjera./TV2/

The post Shirat në Tetovë vërshojnë tokat bujqësore! appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";