Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp foli edhe për kundërkandidatët e tij në zgjedhjet që do të mbahen më 17 tetor.

Ai kritikoi OBRM-PDUKM-në për shkak se për një kohë të gjatë ka pasur kryetar në Shkup.

“Më vjen keq që OBRM-PDUKM përçmon shkupjanët. Ata krijuan deviacione dhe janë të vetëdijshëm se nuk mund të dalin para qytetareve me kandidat të tyre. Pse Arsovska turpërohet të thotë se është OBRM-PDUKM”, tha Shilegov.

Ndryshe, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrisitjan Mickoski gjatë ditës së djeshme njoftoi se partia e tij do të mbështesë Arsovskën për kryetare të Shkupit./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shileogv: Pse Arsovska turpërohet të thotë se është OBRM-PDUKM? appeared first on Telegrafi.