Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov sonte theksoi se vendimin për fatin e sallës Universale duhet ta sjellë i gjithë vendi dhe shoqëria.

“Vendimi për fatin e sallës Universale duhet të merret nga i gjithë vendi dhe shoqëria, dhe jo si më parë kur qeveria e mëparshme nuk debatoi por vetëm kumtoi. Diku rreth vitit 2010-2011, në truallin logjik të ndërtimit të Sallës Universale, që është nga rruga ‘Aradhet Partizane’ deri në rrugën afër sallës Universale, qeveria e atëhershme e Komunës Qendër dhe opozita e sotme, me planin e detajuar urbanistik për Bunjakovecin, vendosi të ndërtojë hotele, kafene dhe garazhe shumëkatëshe, tha Shilegov sonte në emisionin “Vetëm e vërteta” në televizionin Kanal 5.

Ai përsëriti se ai personalisht dëshiron të ristaurohen kapacitetet ekzistuese me pamjen ekzistuese, me vendime të brendshme të truallit të ndërtimit, d.m.th. zvogëlimi i numrit aktual dhe zotohet për ndërtimin e një salle të re shumëfunksionale në një vend tjetër.

I pyetur se çfarë është vizatuar në PDU-un ekzistues në vendin e Sallës Universale, gjegjësisht a është e vërtetë që është vendosur tarracë verore me park, Shilegov sqaroi se konkursi është fazë diskutimi, nuk është vendim përfundimtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Potencoi se Salla universale është vend ku është krijuar kultura bashkëkohore e Maqedonisë dhe nëse nuk arrijnë profesionistët të gjejnë zgjidhje optimale, atëherë është legjitime të ketë referendum.

The post Shilegov: Vendimin për fatin e Sallës Universale duhet ta sjell i gjithë vendi dhe shoqëria appeared first on Telegrafi.