Shilegov: Tre komponentë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shilegov: Tre komponentë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup

Kryetari i Bashkisë së Shkupit Petre Shilegov, sot theksoi se ekzistojnë tre komponentë me të cilët do të zgjidhet problemi me ndotjen e ajrit në Shkup.

Sipas tij, i pari është me mbikëqyrje inspektuese të shpeshtuar të kapaciteteve industriale, më pas me stimulimin e qytetarëve për ta shfrytëzuar transportin publik, si dhe ngrohja e organizuar e shtëpive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se këtyre ditëve po bëhet monitorim serioz me qëllim disa kapacitete të caktuara industriale të mos e keqpërdorin dukshmërinë e vogël për shkak të mjegullës dhe të lirohen gazra të palejueshme.

Shilegov gjithashtu sqaroi se monitorimi bëhet çdo natë me dronë termal./Telegrafi/

Advertisement

Ndotje e lartë e ajrit në Shkup, mbrëmë ka qenë qyteti i pestë më i ndotur në botë

Advertisement

 

The post Shilegov: Tre komponentë për uljen e ndotjes së ajrit në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy