Shilegov: Transporti i shpejtë me autobusë kushton 10 herë më pak se sa “Shkupi 2014”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në kolumnën “Pse Shkupit si metropol i duhet transport i shpejtë me autobusë” sqaron se sa kushton i gjithë projekti i cili sipas Shilegov mund të quhet “Metro autobusi”.

Ai thotë se financimi i punëve ndërtimore, shërbimeve projektuese dhe shërbimeve për rikontruktimin e bulevardeve, objekteve administrative për Linjën një do të kushtojë 21.2 milionë euro ose krahasuar me projektin “Shkupi 2014”, 5-6 milionë më pak se muzeu patriotik që kushtonte rreth 17 milionë euro.

“Furnizimi i autobusëve të rinj për Linjën 1 që punojnë me gas natyror “CNG), do të kushtojë 9.8 milionë euro, ose një milion më pak se dy shatërvanet në sheshin “Maqedonia” dhe “Ushtari mbi kalë” që kushtojnë 10.8 milionë euro”, thotë Shilegov.

Shilegov po ashtu sqaron se blerja e komponentëve sistematike për automjetet dhe autobusët për Linjën 1 do të kushtojë 6.1 milionë euro ose më pak se “Porta Maqedonia” që kushtoi mbi 6.3 milionë euro.

Advertisement

Ai thotë se Linja 2, financimi i punëve dhe shërbimeve projektuese do të kushtojë 11.1 milionë euro, ose 6.5 milionë euro më pak se sa fasada e Qeverisë së Gruevskit që shpenzoi 17.7 milionë euro.

“Blerja e autobusëve të rinj për linjën 2 dhe blerja e komponentëve sistematike në automjete dhe autobusë do të kushtojë rreth 11 milionë ose 3 milionë më pak se sa paratë që i shpenzoi Bashkia e Shkupit gjatë fasadimit të pjesës së përparme të objekteve në qendër të Shkupit”, sqaron Shilegovb.

Në fund ai thotë se projekti për një transport të shpejtë, ekonomik dhe ekologjik kushton rreth 70 milionë euro ose gati 10 herë më pak se sa projekti “Shkupi 2014”./Telegrafi/

The post Shilegov: Transporti i shpejtë me autobusë kushton 10 herë më pak se sa “Shkupi 2014” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy