“Ne jemi dëshmitarë se nuk kemi ndotje serioze në fillim të sezonit të ngrohjes, përkundrazi, ditët janë brenda nivelit normal të ndotjes”. Këtë e tha sot kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov.

Ai tha se ajo që e bën të lumtur është se ka avancim serioz në zgjidhjen strategjike të problemeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot tanimë kam marrë draft marrëveshjen me BERZH për organizimin e transportit të ri publik në qytetin tonë dhe pres që para vitit të ri të përfundojë për të hyrë në zbatim. Në këtë aspekt, mendoj se jemi në rrugë të mirë për të hyrë në zgjidhje serioze strategjike”, tha Shilegov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse parashikohen masa intervenimi për ndotjen e ajrit.

Ai shtoi se nuk ka asnjë qytet në Evropë, që u jep qytetarëve të saj subvencion 100 për qind për 5.000 kondicionerë inverterë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Vetëm Bashkia e Shkupit dhe tre qytete tjera, të cilët me donacion nga ELEM dhe Qeveria e bëmë këtë. Ju nuk mund të merrni ose zbatoni masë më ndërhyrëse në këtë aspekt. Nuk ka asnjë që mbulon plotësisht koston e sobës suaj. E gjithë kjo jep rezultate që janë të dukshme në formën e numrit më të vogël të ditëve të ndotura dhe kjo është kështu. Kështu që mendoj se deri në atë segment dhe në atë pjesë ne dalëngadalë po arrijmë ta fitojmë betejën”, theksoi Shilegov.

Ai shtoi se masat ndërhyrëse në lidhje me ndotjen po merren gjatë gjithë kohës dhe se ky grup kryetarësh në territorin e qytetit të Shkupit ka marrë 27 masa ndërhyrëse.

The post Shilegov: Nuk ka ndotje serioze të ajrit në fillim të sezonit të ngrohjes appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";