Shilegov: Masat që i kemi marrë kundër ndotjes në Shkup, kanë dhënë rezultate

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Ndotja e ajrit nuk është më top-temë në Shkup, siç ishte vitet e kaluara. Ky është fakt dhe këtë e tregojnë numrat. Megjithatë duhet të jemi të vetëdijshëm se problemi me ndotjen në Shkup nuk mund të zgjidhet me masa afatshkurte, as me aktivitete afatmesme. Por masat që i kemi marrë, japin rezultate”.

Këtë e ka thënë kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, në lidhje me problemin me ndotjen e ajrit, i cili u theksua edhe në raportin e Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Shifrat tregojnë se në katër vitet e fundit niveli i grimcave PM10 ka qenë në rënie të vazhdueshme dhe në bazë vjetore sasia e këtyre grimcave ka arritur pothuajse vlerën në kufi prej 40 μg/m3. Nëse në vitin 2016 kishte 71,91 PM10 μg/m3, në vitin 2020 kishte 47,70 PM10 μg/m3”.

“Edhe pse besohet se kushtet meteorologjike janë ato që ndikojnë dukshëm në cilësinë e ajrit, në bazë vjetore shpejtësia dhe temperatura e erës kanë qenë pothuajse në vlera konstante dhe sasia e reshjeve nuk është proporcionale me rënien e ndotjes”, tha Shilegov./Telegrafi/

Advertisement

The post Shilegov: Masat që i kemi marrë kundër ndotjes në Shkup, kanë dhënë rezultate appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy