Shilegov jep detaje se kah do të qarkullojë tramvaji në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga projektet e “Shkupi – qyteti i gjelbër”, është edhe i paralajmëruari transporti i shpejtë i autobusëve – tramvaji.

Projekti do të realizohet me 70 milion euro huamarrje nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH.

Në “10 Mminuta” në TV21 për këtë projekt ka folur kryetari i Shkupit, Petre Shilegov. Ai ka sqaruar nëpër cilat trase do të kalojnë dy linjat e të ashtuquajturit tramvaj.

“Një trase është nga Lisiçe deri në Gjorçe Petreov, kurse tjetra është nga “Pintija” deri në Butel. Trasea e parë do të jetë nga Lisiçe nëpërmjet bulevardit “Jane Sandaski”, kthen në të majtë drejt “Kryqit të Kuq”, në të djathtë drejt qendrës, nëpërmjet “Partizanski Odredi”, deri te depoja e NTP -së në Gjorçe Petrov. Linja e dytë do të jetë nga “Pintija” deri në Butel”, sqaroi Shilegov.

Advertisement

The post Shilegov jep detaje se kah do të qarkullojë tramvaji në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy