Situata me mushkonjat tashmë është zbutur, thotë Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov. Ai pret që të premten, kur edhe të përfundojë spërkatja kundër mushkonjave të mëdha të marrin fund edhe vuajtjet e banorëve të Shkupit.
Por, ndryshe nga shumica e qytetarëve, Shilegov thotë se nuk është pickuar nga një mushkonjë gjatë gjithë vitit.
“Sa herë që spërkatim, duhet ta kemi parasysh edhe shëndetin e njerëzve, sepse ju po spërkatni me kimikate dhe kjo është arsyeja pse duhet të jetë në përputhje me protokollet serioze dhe rekomandimet nga autoritetet shëndetësore. Shkupjanët vazhdimisht ankohen se i pickojnë mushkonjat”, tha Shilegov.
Ai pyetur se a është pickuar ai nga mushkonjat, Shilegov tha: “Jo këtë vit. Unë jetoj në Taftalixhe dhe nuk kam dëgjuar që kemi problem, të paktën në lagjen ku jetoj”.
The post Shilegov: Deri të premten s’do të ketë asnjë mushkonjë appeared first on Telegrafi.