Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ka përgatitur “Udhëzues për raportimin etik për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut” i cili do t’i ndihmojë gazetarët dhe mediat të kuptojnë më mirë aspektet etike dhe ligjore të mbulimit të fushatës zgjedhore dhe ditës së zgjedhjeve.

Në doracakun është theksuar rëndësia e respektimit të standardeve etike gjatë raportimit, si dhe roli dhe rëndësia e mediave gjatë zgjedhjeve. Në këtë drejtim, është cekur se roli informues i mediave nënkupton që ato do të raportojnë në mënyrë të balancuar për fushatat e të gjitha partive politike, gjë që do t’i ndihmonte qytetarët të vendosin se si të votojnë.

Publikimi është i ndarë në katër pjesë, të cilat përveç standardeve etike, i referohen edhe parimeve etike për zbatimin e një fushate të drejtë dhe të ekuilibruar televizive me kundërshtarët politikë, standardet ligjore ndërkombëtare për lirinë e shprehjes dhe zgjedhjet, dhe rregullat kombëtare për mbulimin mediatik të proceseve zgjedhore.

Autorë të udhëzuesit janë Marina Tuneva, Mlladen Çadikovski, Naser Bislimi dhe Emilija Janevska. Redaktori i botimit është Dragan Sekullovski, drejtori ekzekutiv i SHGM-së, i cili në fund të publikimit ka dhënë rekomandime nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë në kontekstin e ndryshimeve të propozuara në Kodin Zgjedhor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky publikim është i mbështetur nga Fondacioni Ndërkombëtar për Sistemet Zgjedhore (IFES) me mbështetjen e popullit Amerikan përmes Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Përmbajtja e këtij botimi në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pozicionet e USAID ose Qeverisë së ShBA-së, IFES ose ODIHR.

The post SHGM publikon udhëzues për raportim etik gjatë zgjedhjeve në Maqedoni appeared first on Telegrafi.