Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias (SPPM) shprehin shqetësim serioz për shkeljen e fundit të të drejtave themelore të gazetares Miroslava Simonovska, për shkak të incizimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të një videoje, në të cilën pretendohet se ajo merr disa dokumente.

“Kjo video, e cila është përcjellë në televizionin kombëtar nga kreu i Prokurorisë së Lartë Publike, Mustafa Hajrulahi, ngre pikëpyetje serioze për privatësinë, përgjimin e paligjshëm dhe të drejtat e gazetarëve në Maqedoni. Publikimi i një video të regjistruar ilegalisht nga gazetarja Miroslava Simonovska cenon privatësinë dhe të drejtat e saj themelore, pa marrë parasysh faktin se video materiali i publikuar ka mbrojtur identitete. Çdo gazetar ka të drejtë të lëvizë lirshëm dhe të komunikojë me qytetarët pa frikë nga përgjimi i paligjshëm apo cenimi i privatësisë”, thuhet në deklaratën e SHGM-së dhe SPPM-së.

Ky veprim, sipas tyre, ka për qëllim frikësimin dhe diskreditimin e Simonovskës për shkak të punës së saj kritike, veçanërisht në lidhje me hetimin e prokurorit të lartë publik, si dhe paraqet sulm të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë gazetareske dhe kërcënim për të gjithë gazetarët profesionistë.

“Kjo krijon një rrezik të autocensurës dhe minon rolin kyç të medias në kontrollin e qeverisë, veçanërisht pasi ky nuk është një rast i izoluar, pasi SHGM dhe SPPM morën raporte të tjera mëngjesin e sotëm nga gazetaret femra që dëshmonin për presione delikate ndaj temat e tyre lidhur me punën e Prokurorisë së Lartë Publike”, thonë nga SHGM dhe Sindikata.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Miroslava Simonovska ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për incizim të paautorizuar nga zyrtari.

SHGM dhe SPPM dërgojnë mesazh për mediat, për të trajtuar me vëmendje të veçantë rastet kur ka materiale të fituara në mënyrë të dyshimtë dhe për të respektuar me përpikëri standardet etike./Telegrafi/

The post SHGM dhe SPPM: Publikimi i incizimit të gazetares Mirosllava Simonovska është shkelje e të drejtave private appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";