Fshatrat Pallçisht i Epërm dhe Pallçisht i Poshtëm, janë vendbanime në veriperëndim të Republikës së Maqedonisë, ndodhen në komunën e Bogovinës.

Pallçisht i Poshtëm eshte 5 km larg Tetovës, pranë rrugës Tetovë-Gostivar, teksa përmes fshatit kalon lumi Kushevë.

Fshati ka 4000 banore. 50 % e popullatës janë të punësuar në botën e jashtme, kryesisht në Zvicër, Itali dhe Gjermani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

20% merret me bujqësi ndërsa 30 % me ndërtimtari, nëpunes në administratë dhe institucione tjera.

Sa i përket arkitekturës ,fshati vitet e fundit ka pësuar një transformim pozitiv dhe shumica e ndërtesave janë të reja dhe moderne, rrugët e fshatit janë shumica të asfaltuara.

Në  fshat funksionon shkolla nëntë vjeçare “Dervish Cara” ambulanta ,posta dhe disa firma private të lëmive të ndryshme.

Ky lokalitet është mjaft i lashtë saqë rrënjët i ka në kohën e antikitetit të vonshëm, përkatësisht në periudhën romake që sipas dëshmive të shkruara lokaliteti i lashtë emrin e ka pasur DËRNIK.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas regjistrimeve Osmane te shekullit XV dhe XVI DËRNIKU haset me sa vijon; fshat ndërmjet Pallçishtit të Poshtëm dhe Kamjanit, pra në jugperëndim të Tetovës në rajonin e Kallkandelesë.

Në vitet 1452/53 kanë jetuar 8 familje të krishtera dhe 1 i pa martuar, teksa deri ne vitin 1544/45 hasen 12 familje të krishtera dhe 1 vejushë, kurse në vitet 1568/69 numri i familjeve të krishtera është 7 dhe 4 të pa martua dhe 1 familje e fesë islame (nuk jepen të dhëna përse numri i krishterëve është zvogëluar së bashku me ato të fesë islame, por mund të supozohet se disa prej këtyre familjeve janë vendosur në fshatin Pallçisht i Poshtëm, Novakë dhe Kamjan).

Pra, lokaliteti i lashtë DËRNIK kufizohet me Novakën dhe Kamjanin.

Gjithashtu ka të dhëna se te vendi i quajtur Gështenjat ka pasur Kishë për të cilën nuk ka asnjë të dhënë, pos vendemërtimit dhe se përfolet se bëhet fjalë për Kishën e Shën Pjetrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pallçishti i Poshtëm i sotëm në historiografinë e Perandorisë Osmane të shekullit të XV dhe XVI haste me sa vijon; në vitet 1452/53 kanë jetuar 23 familje dhe 2 të pamartuar, në vitet 1467/68 kanë jetuar 55 familje, 2 të pamartuar dhe 3 vejusha, në vitet 1481/82 kanë jetuar 51 familje, në vitet 1568/69 kanë jetuar 14 familje të krishterë dhe 3 të pamartuar dhe se për herë të parë hasen 3 familje të fesë islame.

Është karakteristike ngase Pallçishti i Poshtëm ka lidhjet rrugore nga katër anët; në jug me Kamjanin në lindje lidhet me magjistralen kryesore të projektit G-8, në perëndim me Novakën dhe në veri me Reçicën e Madhe. Ndërsa kufizohet me Kamjanin, Novakën, Jellovjanin, Pallçishtin e Epërm. Kallnikun, Reçicën e Madhe dhe me Bërvenicën.

Në vazhdim të emisioneve tona në Telegrafi Maqedoni, do të shëtisim nëpër vendbanime të ndryshme shqiptare, për të ju ofruar pamje dhe histori për të gjitha vendet e rajonit të Pollogut dhe më gjërë. /Telegrafi/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shëtitje nëpër Pallçisht, fshatin historik të Pollogut appeared first on Telegrafi.