Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 123 pacientë, prej të cilëve 31 janë nga Tetova, njofton Telegrafi Maqedoni.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Tetovës janë regjistruar 871 raste me COVID-19, ndërsa për momentin raste aktive ka 292 raste.

Megjithatë, Tetova vazhdon të mbetet komuna e dytë me më shumë raste aktive me coronavirus pas Shkupit (1788), ndërsa më pas është Kumanova me 194 raste aktive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë infektuar 8197 persona, prej të cilëve 4326 janë shëruar, ndërsa 385 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/

The post Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive appeared first on Telegrafi.