Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 214 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Shumica prej tyre janë nga Shkupi (48), më pas nga Kumanova-25, Tetova-23, Kavadari-22, Gostivari-21, Struga-8, Kërçova-3 dhe disa qytete tjera.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 12.700.

Ndërsa nga ana tjetër deri tani janë regjistruar edhe 631 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë infektuar 15.226, kur deri sot (8 shtator) numri i rasteve aktive është 1.895./Telegrafi/

The post Shërohen 214 pacientë nga coronavirusi në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.