Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit 175 persona janë shëruar nga coronavirusi.

Prej tyre nga Shkupi-37, Kumanova-27, Shtipi-56, Prilepi-3, Tetova-5, Manastiri-1, Kavadari-4, Gostivari-14, Gjevgjelia-5, Radovishi-2, Demir Hisari-1, Makedonski Brod-1, Shën Nikolla-11, Kërçova-7, Resnja-1.

Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar betejën me COVID-19 shkon në 8.662.

Nga ana tjetër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar edhe 532 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.357, ndërkaq raste aktive deri sot (13 gusht) janë 3.163./Telegrafi/

The post Shërohen 175 persona nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.