Shërohen 125 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shërohen 125 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, sot Instituti për Shëndet Publik (ISHP) regjistroi 125 pacientë të shëruar.

Prej tyre 82 janë nga Shkupi, 30 nga Tetova, nga një në Shtip, Pehçevë dhe Resnjë, nga dy në Gostivar, Manastir dhe Strugë si dhe në Koçan 4, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Shëndetësisë poashtu njoftoi se kanë humbur jetën edhe pesë persona, prej të cilëve dy janë nga Shkupi, një nga Kumanova dhe dy nga Tetova.

Lexo po ashtu:

Sot 120 raste të reja dhe pesë viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Advertisement

“Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një pacient 65-vjeçar. Në spitalin 8 shtatori’ humbi jetën një paciente 46-vjeçare, e cila pas vdekjes i është vërtetuar virusi. Në spitalin në Kozle ka humbur jetën edhe pacientja 87-vjeçare . Në Tetovë kanë humbur jetën dy persona jashtë 78 dhe 76 vjeçar, dhe te një nga të ndjerit është vërtetuar virusi pas vdekjes”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Me rastet e sotme të të infektuarve, numri i përgjithshëm shkon në 7244, prej të cilëve 3324 janë shëruar, ndërsa 351 kanë ndërruar jetë. Për momentin raste aktive janë 3569./Telegrafi/

Advertisement

The post Shërohen 125 pacientë nga coronavirusi në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy