Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska vizitoi Krivi Dolin, ku ndodhet magazina e ushtrisë për rezervat e municioneve, e cila ishte nën kërcënimin e zjarrit mbrëmë.
“Sot jam në Ovçepole dhe në këtë rajon për të shprehur mirënjohje të madhe dhe për të përgëzuar pjesëtarët e Ushtrisë të cilët gjatë ditës së djeshme ndihmuan në të gjitha komunat, por arritën të sigurojnë vërtet përpjekje mbinjerëzore së bashku me komunën e Shtipit për të siguruar magazinën në të cilën që Ushtria jonë mban rezervat e municioneve dhe kjo do të përbënte rrezik për të gjithë ata dhe për të gjithë ne si qytetarë.
Ata me të vërtetë arritën të mbrojnë plotësisht ndërtesën gjatë natës, kur situata konsiderohej e rrezikshme, dhe të mbronin plotësisht popullsinë vendase”, tha Sheqerinska./Telegrafi/
The post Sheqerinska: Ushtria mbetet në terren për t’u ballafaquar me zjarret appeared first on Telegrafi.