Kërcënimet hibride imponuan një lloj tjetër të luftimit, më delikate se klasikja, por po aq shkatërruese. Një lajm i rremë mund të shkatërrojë një sistem të tërë ose ta dëmtojë besueshmërinë e tij deri në atë pikë sa të rrezikojë funksionimin e tij. Prandaj sjellim një Strategji për përballje ne kërcënimet hibride, theksoi në profilin e saj në Fejsbuk, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska.

Ajo thekson se Ministria e Mbrojtjes është bartëse e iniciativës së tillë.

“Jemi kujdesur të përpunojmë një tekst profesional me të gjitha analizat dhe udhëzimet e nevojshme për veprim.

Sot kam hapur një debat publik për përmbajtjen e tij me institucionet shtetërore dhe të sigurisë dhe me sektorin joqeveritar. Kjo temë e rëndësishme është lartë në agjendat e NATO-s dhe të BE-së”, shtoi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sheqerinska: Sjellim Strategji për përballje me kërcënimet hibride appeared first on Telegrafi.