Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se shumica e pjestarëve të ARM-së në misionin e NATO-së në Afganistan do të tërhiqen në korrik.
“Është misioni më i gjatë që për 20 vjet marrim pjesë. Ashtu siç shkuam bashkërisht u dakorduam që bashkërisht të tërhiqemi. Detaje nuk do të publikohen. Ushtarët tanë edhe pak kohë do të qëndrojnë atje”, tha Sheqerinska.
Ajo shtoi se shumica e ushtarëve do të tërhiqen në korrik, por tërheqja do të jetë e kujdesshme dhe i vetmi qëllim është siguria e përfaqësuesve të ANTO-s.
Ajo rikujtoi se para tre ditëve është kthyer ekipi kirurgjik si pjesë e spitalit të Norvegjisë./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Sheqerinska: Shumica e ushtarëve të ARM-së në Afganistan do të tërhiqen në korrik appeared first on Telegrafi.