“Në këtë samit historik vijmë si delegacion i vendit të 30-të anëtar, i cili nuk priti se çfarë do të bëjë Aleanca për të, po deshi të tregojë se di edhe të kontribuojë”.

Këtë e deklaroi ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, e cila së bashku me kryeministrin Zoran Zaev, sot në selinë e NATO-s në Bruksel merr pjesë në Samitin e Aleancës.

“Edhe në Krivollak, edhe në Shkup, edhe në Ballkan edhe këtu në Bruksel e dërgojmë porosinë se së bashku jemi më të fuqishëm, se edhe si vend I vogël treguam se mund të investojmë në sigurinë rajonale dhe euroatlantike dhe se duke I zgjidhur problemet politike dhe duke investuar në sigurinë e përbashkët, mund të kontribuojmë si aleat njëjtë si të tjerët”, tha Sheqerinska në deklaratën para fillimit të Samitit.

Ky është Samiti i parë i liderëve në të cilin delegacioni i vendit merr pjesë si delegacion i vendit të barabartë anëtar të Aleancës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sheqerinska: Samit historik i NATO-s, treguam se mund të kontribuojmë si aleatët tjerë appeared first on Telegrafi.