Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ambasadoren e Ukrainës në vendin tonë, Natalija Zadorozhnjuk. Sheqerinska përmes një postimi ka komentuar edhe situatën e tensionuar në Ukrainë duke thënë se populli i Ukrainës meriton paqe dhe siguri.
“Populli i Ukrainës meriton paqe dhe siguri, si dhe shans për të ndërtuar një shtet që do t’u ofrojë qytetarëve të saj dhe rajonit stabilitet dhe prosperitet. Kanë mbështetjen tonë në këtë rrugë”, ka shkruar ministrja Sheqerinska.
The post Sheqerinska: Populli i Ukrainës meriton paqe dhe siguri appeared first on Telegrafi.
Advertisement