Vendimi është i mandatarit se kush do të jetë ministër i ardhshëm i Mbrojtjes. Këtë e deklaroi sot ministrja aktuale Radmilla Sheqerinska, e cila tha se ende nuk është vendosur se kush do të jetë pjesë e qeverisë së re.

Sipas saj, ka një vijë të kuqe e cila nuk duhet të kalohet, e ajo është të ketë sugjerime se kush duhet të jenë ministrat e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë i kam dhënë këshillat e mia, por Kovaçevski është mandatar dhe ai do të vendosë për kuadrot në përbërjen e re qeveritare”, tha mes tjerash ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Sheqerinska shtoi se ministrat e rinj, cilët do qofshin ato, do të trashëgojnë sistem kompleks, por që sipas saj tashmë ka rezultate./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Sheqerinska: Mandatari do të vendosë kush do të jenë ministrat e ardhshëm appeared first on Telegrafi.