Sheqerinska: Kryeministri zgjedhet nga qytetarët, jo në konferenca për shtyp

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët do të vendosin kush do jetë kryeministri i ardhshëm. Kështu u përgjigjën nga LSDM-ja për idenë e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili vlerëson se kryeministri i ardhshëm duhet të jetë shqiptarë.

Nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, sot tha se çështja e kryeministrit nuk zgjidhet nëpër konferenca për shtyp.

“Kur hyjmë në spital ose te mjeku, pyesim cili është mjeku i mirë, e jo kush është maqedonas ose shqiptarë. Kur hyjmë në helikopterët e armatës sonë, pyesim kush është piloti dhe a është i mirë, dhe nuk pyesim nëse është maqedonas, shqiptarë, turk ose serb. Kështu veprojnë qytetarët edhe për çështjen thelbësore, kush si do i zgjidhë problemet dhe si do menaxhojë me shtetin. Prandaj, çështja e kryeministrit të ardhshëm është çështje që zgjidhet në zgjedhje nga ana e qytetarëve, e jo në konferenca për shtyp dhe jo nga partitë politike”, tha Radmilla Sheqerinska.

The post Sheqerinska: Kryeministri zgjedhet nga qytetarët, jo në konferenca për shtyp appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy