“Me rezultate të mira jam e bindur se do t’i demantojmë edhe skeptikët më të mëdhenj. Jam e bindur se zëri kundër bllokimit nga cili do më shumë rritet. E patë gjatë ditëve të fundit pas vendimit të Bullgarisë, kritikë më e fuqishme vjen nga qytetet tjera evropiane se sa dëshpërimi dhe kritika që me arsye vinë nga ne”.
Këtë sot e tha ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska e cila tha se se në kontestet bilaterale duhet të shihet çfarë bën pala tjetër.
“Ku punët varen nga ne, atëherë unë jam gjithmonë optimiste për shkak se kur jep maksimumin, rezultatet vinë. Këtë optimizëm e kemi në Qeveri, në ministri. Megjithatë kur bëhet fjalë për kontestet bilaterale, nuk shihet se çfarë mund të bëni, por pyetja është se çfarë bëri pala tjetër dhe nuk mund që optimizmin e juaj të përdorni edhe detyrën e tyre”, tha Sheqerinska.
Sipas saj, do të vazhdohet me vendime të mira për t’i dëshmuar BE-së se Maqedonia e Veriut në mënyrë evropiane por edhe se qytetarët e Maqedonisë janë evropianë dhe presin standarde evropiane./Telegrafi/
The post Sheqerinska: Jam e bindur se zëri kundër bllokimeve rritet më shumë appeared first on Telegrafi.