Shënohet përvjetori i njësitit “Tigri” në Maqedoni, ende asnjë shqiptar pjesë e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me stërvitje demonstruese taktike, ndarjen e mirënjohjeve dhe falënderimeve dhe një sërë festimesh, sot në kazermën “Ilinden” është shënuar 41 vjetori i themelimit të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se njësia “Tigri” sot është sinonim i trajnimit sipas standardeve më të larta të kërkuara nga lufta kundër terrorizmit dhe krimit të dhunshëm të nivelit të lartë dhe është një mesazh i fortë se vendi ynë ka një sistem të mirëpërgatitur dhe funksional të sigurisë kombëtare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Anëtarët e kësaj njësie janë mishërimi i profesionalizmit. Jam i bindur se njësia ‘Tigri’ do të vazhdojë të jetë shërbim shumë i motivuar, shumë i organizuar dhe i përgatitur për mbrojtjen e paqes dhe sigurisë së qytetarëve dhe rendit kushtetues të vendit tonë”, tha kryeministri Kovaçevski.

Ndryshe, në përbërje të këtij njësiti nuk ka shqiptar dhe as bashkësi të tjera etnike./Telegrafi/

Advertisement

The post Shënohet përvjetori i njësitit “Tigri” në Maqedoni, ende asnjë shqiptar pjesë e tij appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy