Koordinatorja Kombëtare për Luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore dhe Migrim ilegal dhe Sekretarja Shtetërore e Ministrisë së Brendshme Magdalena Nestorovska, së bashku me anëtarët e Komisionit Kombëtar shënuan Ditën Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore përmes një promovimi jubilar të punës së Komisionit Kombëtar në 20 vitet e fundit.
Ngjarja u mbajt në një format të kombinuar, me praninë e disa anëtarëve të Komisionit Kombëtar në Ministrinë e Brendshme dhe përmes platformës elektronike.
Në fjalimin e saj, Nestorovska, ndër të tjera, deklaroi: “Lufta jonë dhe vëmendja jonë kundër kësaj të keqe të njerëzimit – trafikimit të qenieve njerëzore, nuk mund dhe nuk duhet të përfundojë këtu. Ne, si Komisioni Kombëtar, do të vazhdojmë të punojmë me intensitet të pakaluar së bashku me të gjithë aktorët, së pari në fushën e ndërgjegjësimit të opinionit dhe parandalimit, në mënyrë që të sigurojmë një shikueshmëri më të madhe të viktimave të trafikimit.
Dukshmëri më e madhe nënkupton parandalim më të madh dhe mbrojtje më të madhe për viktimat. Kjo nënkupton hetime efektive dhe ndjekje penale dhe ndëshkim të përshtatshëm të autorëve. E gjithë kjo është një përgjigje e shtetit për të siguruar qasje më të lehtë dhe më të shpejtë në drejtësi, për kompensim adekuat, në mënyrë që viktimat të vazhdojnë jetën e tyre.
Vetëm kjo qasje komplekse e organeve shtetërore, së bashku me organizatat ndërkombëtare dhe shoqatat e qytetarëve, mund të na garantojë rezultate të suksesshme në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.
Festimi i Ditës Evropiane kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe jubileut 20 vjet që nga themelimi i Komisionit Kombëtar për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore dhe Migracionit ilegal u pasurua nga Shefi i Zyrës së Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shkup dhe Kryetari i Shoqatës së Qytetarëve “Porta e Hapur”./Telegrafi/
The post Shënohet Dita Evropiane për Luftimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.