
Kryqi i Kuq shënoi 80 vjetorin e themelimit si shoqatë humanitare në nivel shtetëror. 80 vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut, u shënua fillimit në Kërçovë për të vazhduar edhe në qytet tjera të vendit.
Kryetari i Kryqit të Kuq në nivel republikan Romen Velev tha se është i rëndësishëm bashkëpunimi me vetëqeverisjen lokale, pasi që siç tha kjo punë do përkushtim e bashkëpunim.
“Në këto 8 dekada shumë njerëz faktorë e kanë ndërtuar Kryqin e Kuq, faleminderit për gjeratatat e kaluara të cilët me humanizmin dhe përkushtimin e tyre e kanë bërë Kryqin e Kuq ashtu siç është sot të fuqishëm dhe të suksesshëm”, u shpreh Roman Velev – kryetar i Kryqit të Kuq të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkaq, kryetari i Kryqit të Kuq në Kërçovë Emin Zejno tha se për momentin Kryqi i Kuq është organizata humanitare më e madhe në botë.
“Momentalisht jemi organizata humanitare më e madhe në botë me mbi 17 milion vullnetar 180 milioni shfrytëzues”, theksoi Emin Zejno – kryetar i Kryqit të Kuq në Kërçovë.
Kordinatori i Kryqit të Kuq Besnik Selimi numëroi të arriturat e kësaj organizate në Kërçovë.
“Sot ne numërojmë 50 punëtor të angazhuar profesional, 130 shfrytëzues të shërbimit përkujdesje shtëpiake, 70 mijë orë shërbime sociale në nivel vjetor dhe vendin e parë në nivel shtetëror për ofrimin e shërbimeve sociale”, potencoi koordinatori i Kryqit të Kuq në Kërçovë, Besnik Selimi.
Kryqi i Kuq në Kërçovë numëron 180 vullnetar aktiv, 550 anëtarë, 1200 persona të trajnuar për ndihmën e parë, 110 dhurues gjaku, 2000 përfitues të shërbimeve të Kryqit të Kuq etj./TV21/
The post Shënohet 80-vjetori i themelimit të Kryqit të Kuq në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.