“Shënjestra-Fortesa””, Maletiq: Në DSK ka pasur katër pajisje për ndjekje të komunikimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dëshmitari i “Shënjestra-Fortesa”: Në DSK në vitin 2012 ka pasur katër pajisje për ndjekjen e komunikimeve

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit të propozuar nga prokuroria Momir Maletiq i punësuar si disenjues i zgjidhjeve teknike në Erikson Telekomunikime Maqedoni nga viti 2008 deri në vitin 2015, sot në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Shënjestra-Fortesa” e cila ka të bëjë për ndjekje të paligjshme të komunikimeve.

Në vitin 2012, tha dëshmitari, njëra ndër detyrat e mia ishte mbajtja e pajisjeve të ndërmjetësimit (LIIMS) ku ishin hapësirat e DSK-së në MPB.

“Në atë kohë ka pasur katër pajisje të ndërmjetësimit për ndjekjen e komunikimeve. Telekomi posedonte dy pajisje të këtilla, dhe nga një në ONE dhe VIP. Funksioni i pajisjes të ndërmjetësimit është që t’i përkthejë urdhrat që jepen nga pajisja kryesore. Këto pajisje vazhdojnë logo që tregojnë kur është dhënë urdhër dhe informacione të tjera, tha dëshmitari.

Advertisement

Ne, shpjegoi ai, vepruam pas njoftimit të MPB-së deri te operatori, ndërsa me qëllim që të arrihet mbështetje 24.7 të pajisjeve LIIMS ishim organizuar me kujdestari.

“Hyrja në qarkun e MPB-së pas paralajmërimit paraprak. Gjatë intervenimeve tona kishte prani edhe të të punësuarve në DSK. Ndërhyrja ime e fundit ishte në mes të vitit 2017”, deklaroi dëshmitari Maletiq.

Më 28.10.2016, sqaroi dëshmitari, ishte bërë hulumtim të sistemeve me kërkesë së PSP-së.

“Eriksoni siguroi inxhinier të huaj që ta realizojë këtë kërkesë. Nga ai ishte konstatuar se janë arkivuar serverët e LIIMS. Procesi i aktivizimit nuk i fshin të dhënat, por vetëm i ruan në një fajl tekstual. Eksperti i Eriksen fajlin tekstual nuk e ka gjetur në sistem”, deklaroj dëshmitari.

Advertisement

Rastin e udhëheq gjykatësja Xheneta Bektoviq, ndërsa përfaqësues të akuzës janë Artan Ajro dhe Trajçe Pelivanov.

Të akuzuar në këtë lëndë për përgjim ilegal janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska dhe persona tjerë të DSK-së.

Sipas aktakuzës, përmes tri sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën prej vitit 2008-2015 në mënyrë joligjore janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësor.

Komunikimi është ndjekur para se të dorëzohen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlerës së urdhërit gjyqësor me numër 1.541 ose gjithsej 5.827 numra telefonik. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.

Advertisement

The post “Shënjestra-Fortesa””, Maletiq: Në DSK ka pasur katër pajisje për ndjekje të komunikimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy