Ministria e Financave e Serbisë ka njoftuar se në hyrje të pikës kufitare Preshevë-Tabanoc është vendosur tabela “Ballkani Hapur” i cili tregon korsinë e destinuar për transportuesit e kompanive nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria me statusin e “subjekt ekonomik i autorizuar”.

Ministri serb i Financave Sinisha Mali tha se nisma e Ballkanit të Hapur synon të përshpejtojë ndjeshëm rrjedhën e mallrave dhe shërbimeve, të krijojë një treg të vetëm të punës dhe të përmirësojë kushtet e biznesit për kompanitë.

“Kamionët nuk duhet të presin me orë të tëra në kufi, por të gjitha procedurat e nevojshme kryhen shpejt dhe me efikasitet. Në këtë mënyrë ne dëgjojmë zërin e ekonomisë dhe ndikojmë në përmirësimin e mëtejshëm të mjedisit ekonomik në Serbi”, shtoi Mali.

Mali përkujtoi se Ballkani Hapur është i një rëndësie të madhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e ekonomive tona dhe përkujtoi se në kuadër të iniciativave të përmendura janë nënshkruar marrëveshje të cilat përveç lehtësimit të tregtisë duhet të kontribuojnë edhe për bashkëpunim në fushën e inspektimit ushqimor, fitosanitar dhe veterinar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai tha është nënshkruar një marrëveshje që do të mundësojë futjen e një leje të vetme pune ndërmjet Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./Telegrafi/

The post Shenja “Ballkani Hapur” vendoset në pikën kufitare Preshevë-Tabanoc appeared first on Telegrafi.