Nxënësit shqiptarë të gjimnazit “Koço Racin” në Komunën e Velesit vazhdojnë të diskriminohen nga autoritetet lokale.

Edhe pse kanë parashtruar të gjitha dokumentet e nevojshme për regjistrim, nxënësit shqiptarë nuk janë pranuar, ndërsa gjatë ditës së sotme ata janë përjashtuar nga oborri i shkollës me dhunë.

“Na kanë thirrë dha kanë dërguar te një klasë e na kanë thënë mund t’i dorëzoni dokumentet këtu ose ju kallim. Pastaj një polic na ka larguar nga oborri i shkollës”, tha njëri nga nxënësit.

Edhe pse me Kushtetutën e RMV-së lejohet arsimi në gjuhën amtare, 16 nxënësve të kësaj paralele u është mohuar kjo e drejtë, ndërkaq edhe partitë politike shqiptare kanë reaguar në lidhje me këtë çështje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shekulli 21: Shqiptarëve të Velesit u mohohet e drejta për shkollim appeared first on Telegrafi.