Shekerinska – dëshirojmë konsensus për zgjedhjet, Nikollovski – zgjedhje më 21 qershor nuk do të ketë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nëse ka një ekspert të tillë që mund të thotë se në gusht nuk do të ketë të sëmurë nga koronavirusi, unë do të jem e para që do të them të ketë shtyrje dhe zgjedhjet të mbahen atëherë, tha sonte nënkryetarja e LSDM-së dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska në Studion e Hapur në televizionin 24, ku debatuan me nënkryetarin e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovskin, theksoi se LSDM-ja dëshiron të arrihet konsensus, si dhe lidhur me këtë me VMRO-DPMNE-në nuk janë të njëjtë.

Sipas saj, zgjedhjet nuk janë çështje të zgjedhjes, por domosdoshmëri. Na duhet, potencoi, shtet plotësisht funksional i cili do të përballet jo vetëm me epideminë e cila sipas OBSH-së nuk do të ndalet as në dhjetor, por edhe me krizën ekonomike dhe financiare.

Shteti, plotësoi, për momentin është pa Kuvend dhe pa vendime të cilat vetëm ai mund t’i marrë.

Advertisement

Qëndrimi ynë, nënvizoi, është si edhe çdo herë deri më tani – dëshirojmë konsensus lidhur me këtë çështje.

Shekerinska – dëshirojmë konsensus për zgjedhjet, Nikollovski – zgjedhje më 21 qershor nuk do të ketë

Në pyetjen pse zgjedhjet nuk mund të mbahen më vonë se në qershor, Shekerinska tha se në këtë krizë të vështirë, atë që qytetarët e kanë, është besimi në mënyrën në të cikën menaxhohet gjendja.

“Për herë të parë një shumicë e madhe e qytetarëve të cilët thonë – kemi besim, sepse kjo Qeveri nuk ka luajtur politikë të imët, por i dëgjon ekspertët”, theksoi Shekerinska.

Advertisement

Nikollovski tha se zgjedhje më 21 qershor nuk do të ketë edhe pse paraprakisht gjatë debatit i dëshiroi fat LSDM-së nëse eventualisht zgjedhjet caktohen për në qershor. Sipas tij, LSDM-ja tenton në llogari të shëndetit të qytetarëve të përfitojë dallim më të vogël edhe pse e di se do të humbë. Me përshpejtimin e datës, përmendi, qytetarët nuk do të mund t’i shohin programet partiake, dhe është e sigurt që pjesëmarrja të jetë shumë e ulët për shkak të frikës nga koronavirusi.

Shekerinska – dëshirojmë konsensus për zgjedhjet, Nikollovski – zgjedhje më 21 qershor nuk do të ketë

Ai e përsëriti qëndrimin e VMRO-DPMNE-së se me përshpejtimin për zgjedhje qytetarët nuk do t’i mund t’i shohin programet partiake, ndërsa dalja në votim do të thotë rrezik për shëndetin e tyre për shkak se ata do të mendojnë tre herë nëse do të dalin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy