Shefja e zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Xhijan Tavillah ka hedhur poshtë spekulimet se OBSH i jep para shtetit që njerëzit të thonë se janë të infektuar nga virusi korona.

Në një intervistë për Alsat, ajo tha se është qesharake të mendohet se jepen para që njerëzit të deklarojnë se janë të infektuar me coronavirus.

Ajo gjithashtu tha se s’ka fakte deri më tani se virusi është krijuar në laborator.

Dr. Tavillah u bëri thirrje të gjithë autoriteteve dhe politikanëve që të mos nxisin njerëzit në mosbesim ndaj virusit, të cilin ajo e përshkroi si të tmerrshëm dhe virus vrasës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Tavillah tha se zgjedhjet mund të organizohen duke marrë parasysh protokollet e kujdesit si në rastet e grupimeve të tjera, edhe pse tha se në asnjë rast nuk ka 100 përqind garanci për mosinfektim.

The post Shefja e OBSH-së në Maqedoni: Qesharake është të mendohet se u jepen para personave për t’u deklaruar se kanë coronavirus appeared first on Telegrafi.