Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, më 3 maj 2022 do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku do të takohet me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Siç njoftojnë nga MPJ, në fokusin e bisedimeve do të jetë procesi i integrimit evropian të vendit tonë dhe mbështetja konkrete e Lituanisë në këtë drejtim, bashkëpunimi rajonal, çështjet e sigurisë në dritën e agresionit rus ndaj Ukrainës, si dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s në Madrid.

Krahas takimit me nikoqirin e tij, ministrin Bujar Osmani, ministri lituanez është paraparë të takohet edhe me Zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe do të pritet nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

The post Shefi i diplomacisë së Lituanisë nesër për vizitë zyrtare në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";