SHBA-të presin që Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa diskursi publik të jetë i bazuar në fakte, thonë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Para zgjedhjeve presidenciale dhe kuvendare në RMV, mediat në Greqi shkruajnë se Athina i ndjek nga afër deklaratat politike lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e emrit të Maqedonia e Veriut në fushatën zgjedhore nga kandidatët për president.

“Ashtu si Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës, ne presim që Maqedonia e Veriut ta ruajë këtë frymë dhe diskursi publik të mbetet i bazuar në fakte dhe i rrënjosur në një angazhim për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në BE”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit kur u pyet nëse SHBA janë të shqetësuara për cenimin e mundshëm të Marrëveshjes së Prespës.

Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv në vitin 2021, i cili parashikonte ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e hyrjes në SHBA të personave që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ata që janë përgjegjës ose janë të përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në një shkelje ose në një veprim që pengon ose kërcënon zbatimin e çdo marrëveshjeje rajonale të sigurisë, paqes ose bashkëpunimit lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës të vitit 2018, Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e vitit 2001, përfshihen në urdhërin për ndalesë”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Biden.

Më pas Departamenti i Shtetit sqaroi se urdhri ekzekutiv nuk vlen vetëm për personat në vendet e Ballkanit Perëndimor që kërcënojnë Marrëveshjen e Prespës, por edhe në vende të tjera.

SHBA theksoi se inkurajon diskutime dhe debate të fuqishme midis qytetarëve globalisht dhe në Ballkanin Perëndimor dhe se qëllimi i urdhrit ekzekutiv nuk është të pengojë individët privatë të shprehin mendimet e tyre.

“Urdhri ekzekutiv i referohet procedurave që minojnë proceset demokratike, përpjekjet për të shkelur, penguar ose kërcënuar zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të paqes, pjesëmarrjen në abuzime serioze të të drejtave të njeriut ose korrupsionin, ndër aktivitete të tjera”, thanë nga Departamenti i Shtetit në atë kohë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas urdhrit ekzekutiv të Bidenit, partia opozitare OBRM-PDUKM përmes një komunikate me shkrim tha se nuk ka marrë pjesë në negociatat dhe nxjerrjen e Marrëveshjes së Prespës në Kuvend dhe se e njëjta është në kundërshtim me interesat kombëtare maqedonase.

Marrëveshja e Prespës dhe zbatimi i saj përmenden në fushatën elektorale të opozitës maqedonase para zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen më 24 prill./Telegrafi/

The post SHBA: Maqedonia e Veriut ta mbajë frymën e Marrëveshjes së Prespës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";