SHBA-ja donacion prej 800.000 dollarë për Klinikën e Hematologjisë në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klinika e Hematologjisë në Shkup mori mbështetje financiare në lartësi prej 800.000 dollarë nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e realizuar përmes ambasadës së SHBA-së në RMV.

Këto mjete kanë për qëllim shtimin e kapaciteteve për hospitalizim të pacientëve me sëmundje hematologjike në këtë klinikë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së nesërme, ambasadorja Kate Marie Byrnes bashkërisht me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe do ta vizitojnë klinikën.

“Me këtë investim përfundon procesi i rindërtimit të hapësirave në klinikën e hematologjisë në Shkup, që nisi në vitin 2017”, thonë nga kjo klinikë./Telegrafi/

Advertisement

The post SHBA-ja donacion prej 800.000 dollarë për Klinikën e Hematologjisë në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy