Shaqiri: Tekste të shtypura duhet të ketë, por kjo nuk e përjashton rëndësinë e formës digjitale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Versioni i printuar i teksteve sipas Ligjit ekzistues për tekstet shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është i domosdoshëm në mësimdhënie, por nuk e përjashton rëndësinë e formës digjitale.

Kështu deklaroi ministri i arsimit dhe shkencës Jeton Shaqiri në mbledhjen e parë konstituive të Komisionit nacional për tekste shkollore të themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në hapësirat e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

“Si ministër i ngarkuar për mbarëvajtjen e procesit arsimor, Ju ofroj bashkëpunim të hapur, do të jem gjithmonë në dispozicion për të kapërcyer çdo situatë dhe problem që mund të paraqitet gjatë punës. Është e rëndësishme të punohet në ekip, sepse vetëm kështu do të arrijmë rezultate të suksesshme:, tha ministri para anëtarëve të Komisionit.

Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shërbimit pedagogjik, Vangelija Veleva, duke iu referuar përvojës së deritanishme të punës, theksoi se procesi i krijimit të një teksti është i gjatë dhe kompleks,që zakonisht ngec në labirinte që nuk varen nga punonjësit, por është detyrimi i MASH dhe Shërbimit Pedagogjik të ndihmojnë në procesin e prodhimit të teksteve cilësore./Telegrafi./

Advertisement

The post Shaqiri: Tekste të shtypura duhet të ketë, por kjo nuk e përjashton rëndësinë e formës digjitale appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy