Shaqiri: Projekti për identifikim digjital, drejt zbatimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Pas përfundimit të të gjitha harmonizimeve teknike, sot me MasterCard u morëm vesh që të përfundojë integrimi në portalin për e-shërbime në afat sa më të shkurt të mundshëm”.

Këtë sot e tha ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, i cili shtoi se me këtë 150 mijë qytetarët do të mund të hapin identitet digjital në portalin për e-shërbime, i cili është i certifikuar për identifikim elektronik i nivelit të lartë.

“Përveç kësaj, MasterCard do të dhurojë 12,000 nënshkrime elektronike të kualifikuara për drejtuesit në 4 institucione përdoruese të sistemit DMS dhe një numër të pakufizuar nënshkrimesh elektronike të avancuara për stafin administrativ në ato institucione”.

“Me këtë, përveç qytetarëve dhe zyrtarëve administrativë, ata do të mund të përfitojnë nga përdorimi i shërbimit të identifikimit digjital nga MasterCard”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës./Telegrafi/

Advertisement

The post Shaqiri: Projekti për identifikim digjital, drejt zbatimit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy