Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, sot ka folur për mungesën e librave. Ai sërish deklaroi se deri në fund të shtatorit të gjithë nxënësit do të furnizohen me tekste shkollore.

“Operatori ekonomik çdo ditë dërgon libra. Pardje janë marrë vendimet e fundit nga Komisioni Nacional, janë miratuar librat për gjuhën shqipe, për matematikë, shkenca shoqërore dhe tani vazhdojnë procedurat…flasim për klasën e 6, por nëse përfundojnë dhe nuk ka procedura ankuese, menjëherë edhe ata libra do të vazhdojnë me rregullim tekniko-grafik por edhe me shtyp”.

“Javën tjetër do të kemi të dhëna të detajuara sepse shumë në situata ku tani diskutohet edhe për shkollën e mesme dhe profesionale etj…do të kemi të dhëna të sakta, sa janë kërkuar nga shkollat dhe sa janë dorëzuar dhe sa kanë mbetur deri në fund të shtatorit, që e kemi thënë se do të dorëzohen”, tha mes tjerash Shaqiri.

The post Shaqiri për mungesën e librave: Deri në fund të shtatorit të gjithë do të furnizohen me tekste shkollore appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";