Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21. Ai ka folur për rritjen e pagave në universitete, ndërkaq ka paralajmëruar edhe rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm.

Siç bëri të ditur Shaqiri, rritja parashihet me nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në fushën e arsimit, e cila për momentin është në fazë të finalizimit mes SAShK-ut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Shaqiri shprehu gatishmërinë që sapo të përfundojnë këto diskutime, si MASh do të nënshkruajnë marrëveshjen.

“Unë do të jem i gatshëm ta firmos marrëveshjen kolektive e cila marrëveshje kolektive parasheh, në vlerën komulative, 30% rritje të pagave në muajin shtator, rritje të pagave në janar të vitit të ardhshëm dhe gjithashtu në janarin e vitit 2026”, njoftoi Shaqiri dhe shtoi se po pritet vetëm konfirmimi nga Ministria e Financave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shaqiri paralajmëron rritje të pagave në arsimin fillor dhe të mesëm appeared first on Telegrafi.