Republika e Maqedonisë së Veriut dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, janë duke punuar intensivisht për implementimin efikas të marrëveshjeve, të cilat do të ndihmojnë në arritjen e qëllimit që rajoni ynë të jetë edhe më i lidhur me anë të një tregu të përbashkët dhe të hapur, thotë ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike, Jeton Shaqiri.

Në takimin e punës të realizuar në Nish, morën pjesë grupet e punës nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe nga përfaqësuesit e Institutit të Akreditimit, të Drejtorisë së Doganave, të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Inspektoratit të Bujqësisë, Administratës Fitosanitare, Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.

“Në mbledhje u përcaktuan hapat e mëtejshëm me të cilët përmes nismës “Ballkan i Hapur” tashmë nga viti i ardhshëm do të mundësohet qasje e lirë në tregun e punës dhe lidhje pa kufij”, theksohet në kumtesën e MSHIA.

“Open Balkan ID” do të ofrojë qasje të lirë në tregun e punës dhe do të lehtësojë importin, eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor, gjë që hap një sërë përfitimesh për qytetarët në të gjithë rajonin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shaqiri: Një treg i përbashkët dhe i hapur do ta lidhë akoma më tepër rajonin e Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.