Gjatë ditës së sotme, ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jeton Shaqiri, ishte pjesë e takimit mes 6 ministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor përgjegjës për transformimin digjital dhe politikat e Teknologjisë informatike dhe komunikimeve të organizuar nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC), “Heading towards Roaming Free Western Balkans”.
“Duke u frymëzuar nga Bashkimi Europian, kemi vendosur, dhe krijuam një mjedis ku të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të sigurt, mund të përdorin celularët e tyre, për të telefonuar, dërguar mesazhe apo për të surfuar në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor pa kosto shtesë që nga 1 korriku” tha ministri Shaqiri.
Sipas njoftimit të MSHIA, ministri Shaqiri ka thënë se ky është vetëm fillim duke paralajmëruar edhe ngjarje të tjera.
“Rëndësia e kësaj marrëveshjeje është tejet e madhe dhe është si parakusht për të nisur procesin e uljes së kostove të roamingut mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian.”
Ministri Shaqiri paralajmëroi edhe thellimin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve, investime në rrjet dhe infrastrukturë, në mënyrë që cilësia dhe shpejtësia e komunikimit të rriten akoma dhe më tepër./Telegrafi/
The post Shaqiri: Nga 1 korriku hiqen tarifat e roamingut për qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor appeared first on Telegrafi.